2. Thirrje për Projekt-Propozim: Mbështetje financiare për Sipërmarrjen femërore, orientuar në Biznesin Social, për përmirësimin e statusit social-ekonomik të tyre.

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara të paraqesin projekt-propozime mbi:
“Mbështetjen financiare për Sipërmarrjen femërore, orientuar në Biznesin Social, për përmirësimin e statusit social-ekonomik të tyre”
Fondacioni ABC nëpërmjet këtij programi grant synon që të përmirësohet statusi social-ekonomik i femrës, nëpërmjet zhvillimit të sipërmarrjes femërore, por të orientuar në biznesin social.
Fondacioni ABC ka tashmë eksperiencë në nxitjen e sipërmarrjes femërore dhe të biznesit social, por kjo thirrje synon të harmonizoj dhe integrojë karakteristikat e të dy aspekteve së bashku. Iniciativat e subjekteve të interesuara për të zhvilluar një biznes social femeror mund të orientohen, por jo vetëm në:
- Ngritjen e një biznesi të ri social, apo transformimin e iniciativave ekzistuese në biznese të mirëfillta sociale, duke adresuar një problem social përmes mekanizmit të sipërmarrjes;
- Fushat e veprimtarisë së bizneseve sociale mund të jenë: artizanati, produktet bujqësore, turizmi, mjedisi, shërbimet, etj, dhe mund të zhvillohen në zona të ndryshme për grupet e grave në nevojë.
Programi mund të bashkëpunoj dhe koordinohet me strukturat publike, vendore dhe të shoqërisë civile, përfaqësuesve të grupeve të interesit ndaj çështjeve social-ekonomike të femrës shqiptare. Të tilla janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ajo për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizata lokale apo kombëtare të grave, etj. Në çdo rast, në rolin kryesor si realizues dhe përfitues duhet të jenë gratë/vajzat.
Shënim: Fondi Limit për këtë thirrje është 700 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.