FONDACIONI ALBANIAN BESA CAPITAL MBËSHTET ME FONDE GRANT RIBRANDIMIN E "AGRO & SOCIAL FUND" SH.P.K.

 

 

Fondacioni Albanian Besa Capital, në kuadër të angazhimit të tij për mbështetjen e zhvillimit të mikrofinancës shqiptare, ka akorduar një grant financiar për “Agro & Social Fund” sh.p.k për realizimin e projektit: “Për ribrandimin dhe promovimin e imazhit të ri të ASF”.

Ky projekt synon forcimin e identitetit vizual dhe përmirësimin e komunikimit institucional të “Agro & Social Fund”, si pjesë e përpjekjeve për të rritur ndikimin social dhe përfshirjen financiare në zonat rurale dhe komunitetet në nevojë.

Projekti është në linjë të plotë me prioritetet e Fondacionit ABC për të mbështetur:

• sektorin mikrofinanciar me mision social dhe impakt pozitiv në komunitet;
• zhvillimin rural dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara;
• inovacionin në sektorin e ekonomisë sociale.

Ky grant do të luajë një rol kyç për të kaluar nga një fazë zhvillimi organik në një fazë profesionalizimi dhe rritjeje për ASF.

Përmes këtij granti, Fondacioni ABC vijon të qëndrojë pranë aktorëve të mikrofinancës, duke mbështetur iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, fuqizimin social dhe ndërtimin e një sektori mikrofinanciar më të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt komunitetit.

Suksese “Agro & Social Fund” për këtë hap të rëndësishëm!

 

Kthehu mbrapa